Afati i fundit i aplikimeve: 12 Shtator 2022
Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë”, Top Channel çel thirrjen për programues për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme interaktive online si pjesë e projektit. Në këtë ueb hapësirë do t’u jepet mundësia gazetarëve të trajnuar që të iniciojnë veprime të përbashkëta për raportimin hulumtues kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mire. Kjo është pjesë e komponentit të rritjes së ndërgjegjësimit publik duke krijuar një platformë dinamike online për një sërë çështjesh/fushash, të prekura nga korrupsioni, nëpërmjet metodologjive dhe veprimeve që demonstrojnë mënyra të ndryshme të angazhimit të qytetarëve në përgjigjet ndaj nevojave në komunitetet e tyre etj.
Për më tepër informacion shkarkoni Termat e Referencës këtu.
Proçedura e Aplikimit:Aplikimi duhet të jetë në gjuhën angleze dhe të përmbajë:
• Shprehjen e interesit nga aplikanti dhe disponueshmërinë e tij
• CV në formatin e BE-së
Aplikimet nuk duhet të dërgohen më vonë se data 12 Shtator 2022, me email në adresën: [email protected], në vemendje të manaxherit të projektit me titullin: Web –Developer/Programmer Application_EJAD Project NIN
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.