Rreth Nesh

Projekti “Fuqizimi i Gazetarisë për efekt të Llogaridhënies dhe funksionimit të Demokracisë”! (EJAD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga TOP Channel në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung EV.

Objektivi i përgjithshëm i projektit EJAD është rritja e cilësisë së gazetarisë përmes prodhimit të pavarur dhe fuqizimit të pluralizmit mediatik në Shqipëri.
Qëllimi kryesor është përmirësimi i cilësisë së gazetarisë/raportimit investigativ në shërbim të interesit publik për çështje të rëndësishme që lidhen me Acquis të BE-së.
Komponentët kryesorë të EJAD: Rritja e Kapaciteteve, Ndërgjegjësimi Publik, Rrjetëzimi.

Rezultatet kryesore që priten të përmbushen nga projekti janë:

  • Rritja e kapaciteteve të gazetarëve dhe organizatave të medias mbi gazetarinë investigative dhe lirinë e medias;
  • Rritja e numrit të investigimeve mbi aferat korruptive në sektorët ekonomikë dhe social dhe diskutimi i tyre me aktorët e tjerë dhe publikun e gjerë;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi investigimin e çështjeve me interes publik;
  • Rritja e bashkëpunimit mes gazetarëve investigativë dhe organizatave të medias në nivel kombëtar në shërbim të raportimit cilësor;