230 mln euro do tu paguajnë taksapaguesit shqiptarë investitorëve të huaj që i kanë shpënë mosmarrëveshjet me shtetin në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit Fatura mund të dy-fishohet për kontratat me mundësi të madhe arbitrazhi Në dekadën e parë të trnazicionit; 1993-2003 shteti shqiptar ka paguar për vendimet e prera të arbitrazheve 21 mln euro. Por më vonë mungesa e transparencës ka bërë që detyrimet të mos dihen me siguri Pse shteti shqiptar humb betejat ligjore të investimeve dhe ato tregtare në arbitrazh, veçanërisht në çështje që nuk duhet ti humbë? Çfarë kanë kontratat që shteti shqiptar lidh me investitorët e huaj? Po Avokatura e Shtetit çfarë roli duhet të luaj në këto çështje? A mund të flasim për korrupsion në radhët e administratës që kopsit dosjet për palën e shtetit? Programi “Inside Story” është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.