“Bosët e kokainës” – Kush janë kartelët shqiptarë dhe si kryejnë trafikun në Europë

Nga kultivimi kanabisit, grupet kriminale shqiptare po imponohen në Evropë me territoret e tyre në biznesin e kokainës. Për herë të parë, disa grupe mafioze shqiptare u bashkuan në një kartel paralel me ato amerikano-latine. Si e ngriti Dritan Rexhepi perandorinë e kokainës nga qelia e burgut, bashkëpunimi me kartelet vendase dhe mafian italiane. Instalimi i grupeve shqiptare në qendrën e kokainës në Ekuador, dërgesat në portin e Durrësit dhe atentatet mes bandave. Programi “Inside Story” është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.