“Gropat e Gjyqësorit” – Fatura astronimike nga zvarritja e gjyqeve

Shqiptarët enden dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësi në procese që zgjasin mbi 5 vite. Shpesh vendimet bëhen të pamundura të ekzekutohen pasi qytetari humb jetën gjatë viteve të pritjes. Sot sistemit i mungojnë mbi 40 % e magjistratëve të larguar nga Vettingu por Harta e re Gjyqësore do të përgjysmojë numrin e Gjykatave. Pse grupet e interesit kanë dalë kundër dhe problemet që rrezikon harta e re gjyqësore. Shqipëria rrezikon një faturë qindra milionë euro nga dënimet e Strasburgut për për zvarritjet e gjyqeve.