“Biznes me shëndetin” – Mln € te spitalet private, për trajtime që i takojnë shërbimit publik

Qindra shqiptarë shpenzojnë miliona euro për tu trajtuar në spitalet jashtë vendit. Me një buxhet anemik shëndetësia shqiptare nuk është në gjendje të përballojë të gjitha kostot për ata që vuajnë nga leuçemia, tumoret, apo kanë nevojë për transplant… Në shumë raste, pacientët janë orvatur nëpër gjykata për të kërkuar shërbimin e mohuar duke prodhuar fatura dëmshpërblimi që rëndojnë mbi taksapaguesit. A janë paketat shëndetësore të miratuara një skemë që çon para drejt sektorit privat?