Mbi 110 gra dhe vjaza janë vrarë në 10 vitet e fundit në vendin tonë. Shumë prej këtyre vrasjeve ishin të paralajmëruara. Gratë dhe vajzat të friksuara kishin kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore. Pavarësisht kësaj asnjë prej tyre nuk u shpëtua.
Mentaliteti i kalbur maskilist vijon prej brezash në shoqërinë tonë. Burrat edhe sot i shoihn gratë si skallave të tyre, si pronën e tyre. 1 në 3 gra sot dhunohet.
Pse vriten gratë që kanë një urdhër mbrojtje? Pse persont e dënuar për dhunë lirohen shumë shpejt me manovra nga më të ndryshmet? Ku e gjejnë ata guximin që dhunojnë dhe vrasin nëçdo ambient gratë? Kaq pak vlen jeta e një gruaje në Shqipëri? Kur do të“zgjohen” instancat përkatëse duke dhënë dënimet e merituara?!
Programi “Inside Story” është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.