Në kuadër të dokumentarit të transmetuar nga TCH në Dhjetor 2021 dhe të titulluar Vrasja e vajzave, i cili trajtonte fenomenin mjaft sensitiv të shoqerisë shqiptare, u mbajt tryeza e rrumbullakët ku pjesë e këtij aktiviteti u bënë grupet e interesit përfshirë aktivistë, ekspertë, përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe OJF që punojnë në çështjet gjinore.
Aktivistët u bënë thirrje institucioneve shtetërore për zbatimin e ligjeve aktuale dhe forcimin e shërbimeve lokale për të trajtuar dhunën me bazë gjinore. Gjatë tryezës u rekomandua që bashkitë të forcojnë programet e tyre sociale të strehimit, duke krijuar qendra strehimore dhe buxhetuar programe dhe shërbime specifike për viktimat e dhunës në familje. Ekspertët e fushës theksuan se mediat duhet të përmirësojnë raportimin e tyre për dhunën në familje, si dhe duke thelluar punën kërkimore analitike.
Përfaqësuesit e policisë tregoi disponibilitet për krijimin e një strukture të dedikuar për trajtimin e dhunës në familje në komisarite dhe u bëri thirrje institucioneve dhe gjykatave që të informojnë viktimat për të drejtat e tyre dhe autorët e dhunës për pasojat me të cilat do të përballen nëse shkelin vendimet e gjykatës.