Një trajnim 2 ditor me temë “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative” u organizua me sukses në datat 19 – 20 maj 2021me gazetarë të rajonit verior të Shqipërisë. Trajnimi u organizua në kuadër të komponentit të Rritjes së Kapaciteteve, të projektit të financuar nga BE “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë”, i cili zbatohet nga Top Channel në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert. Pjesëmarrësit treguan një interes të madh mbi temën e trajnimit dhe veçanërisht mbi teknikat dhe mjetet investigative, konceptet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias si dhe etikën në media. Pavarësisht faktit që trajnimi u zhvillua online, ishte shumë interaktiv gjatë të cilit u zhvilluan shumë ushtrime praktike.