Program trajnimi dy ditor “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative”, Tiranë, 27-28 maj, 2021

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për lirinë e medias dhe gazetarinë investigative në vendin tonë. Në këtë frymë mbështetjeje  u organizua në Tiranë në datat 27 – 28 maj, 2021 trajnimi dy ditor “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative”. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë” i cili zbatohet nga Top Channel në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert. Drejtore e Zyrës së FES në Tiranë, Zj. Stine Klapper theksoi në fjalën e saj përshëndetëse “rolin thelbësor vrojtues të medias dhe rëndësinë e gazetarisë cilësore investigative në proceset demokratike të Shqipërisë drejt Integrimit Evropian”.

Ky program trajnimi interaktiv u ndoq nga rreth 20 gazetarë investigativ nga media të ndryshme, përfaqësues të OSHCve të medias dhe studentë të gazetarisë nga Tirana, Durrës, Elbasan dhe Librazhd.