Prezantim i suksesshëm i projektit të financuar nga BE “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë!”

Sot u organizua Eventi Prezantues i projektit të financuar nga BE “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të LLogaridhënies dhe Demokracisë” me pjesëmarrjen e gjerë të gazetarëve investigativë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fusha të ndryshme, përfaqësues të grupeve advokuese dhe aktivistë të tjerë. Eventi u përshëndet nga Z. Sylvain Gambert, Zv/shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ai nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj forcimit të cilësisë së gazetarisë në përgjithësi dhe theksoi interesin e lartë për implementimin e këtij projekti.

Të gjithë aktorët e përfshirë treguan nga ana tjetër një gadishmëri për të bashkëpunuar gjatë zbatimit të këtij projekti, duke nënvizuar bashkëpunimin media – shoqëri civile si shumë produktive në arritjen e qëllimeve në kuadër të gazetarisë investigative.