Nën siglën e “Shqipëria 1 euro” individë të veçantë që kanë njohje apo miqësi me pushtetarët po pasurohen çdo ditë e më shumë.
Mundi dhe sakrifica e një populli të tërë tashmë po kalon në duart e disa oligarkëve.
Si u dhanë mbi 30 kontrat me qira një euro? Pse ndryshoi objketi që kishte kjo nisëm? Pse qëllimi tashmë nuk është thithja e investitorëve të huaj por dhënja e aseteve publike te bizneset shqipatre? Pse ende vendi ynë nuk ka një regjistër të pasurive publike që mund të jepen me qira? Pse këto kontrata nuk bëhen transparente? Si fitohet një kontratë e tillë kur nuk ka garë të ndershme? Çfarë kriteresh duhet të plotësojë biznesi që të përfitojë prej kësaj nisme?
Programi “Inside Story” është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.