Shprehje interesi për Ekipin e Prodhimit të Dokumentarëve Investigativë

Në kuadër të komponentit “Ndërgjegjësimi Publik” të projektit të financuar nga BE “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë!’ (EJAD), TOP Channel çel thirrje për ekipin e prodhimit të dokumentarëve investigativë, të përbërë nga Gazetari Investigativ, Regjizori, Montazhieri, 2 Kameramanë. Ky komponent parashikon prodhimin e 10 Dokumentarëve Investigativë mbi tema të interesit publik në sektorët ekonomikë dhe social si dhe transmetimin e tyre në publikun e gjerë.

Proçedura e Aplikimit dhe ToRs për Regjizor, Montazhier dhe Kameraman:

Proçedura e Aplikimit:

Aplikimi duhet të jetë në gjuhën angleze dhe të përmbajë:

  • Shprehje interesi nga aplikanti dhe disponueshmërinë e tij;
  • CV në formatin e BE-së.

Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 maj, 2021 me email tek:  [email protected], në vemendje të koordinatorit të projektit me titullin: Prodhimi i Dokumentarëve Investigativë/Aplikim për pozicionin përkatës.    

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.