Afati i fundit i aplikimeve: 26 prill, 2021
TOP Channel, në kuadër të zbatimit të një prej komponentëve kryesorë të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë!” (EJAD) çel thirrjen për një ekspert lokal për organizimin e trajnimeve “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative” për gazetarë dhe organizata të medias në Shqipëri.
Për më tepër informacion shkarkoni TORs
Vendi dhe koha
Për shkak të kufizimeve të pandemisë trajnimet do të organizohen nëpërmjet platformës Zoom gjatë periudhës Maj – Qershor 2021.
Proçedura e Aplikimit:Aplikimi duhet të jetë në gjuhën angleze dhe të përmbajë:
· Shprehje interesi nga aplikanti dhe disponueshmërinë e tij, së bashku me axhendën paraprake të trajnimit dhe metodologjinë e propozuar;
· CV në formatin e BE-së.
Aplikimet nuk duhet të dërgohen më vonë se data 26 prill 2021, me email tek: [email protected] në vemendje të menaxherit të projektit me titullin: Aplikim për STE/ Program trajnimi “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative” për gazetarë dhe organizata të medias në Shqipëri.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.