Afati i fundit për aplikime: 14 maj, 2021
Programe trajnimi “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative” për gazetarë dhe organizata të medias në Shqipëri
Në kuadër të projektit të financuar nga BE “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë!” (EJAD), TOP Channel në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung EV (FES), do të organizojë online programe trajnimi 2 ditore mbi Lirinë e Medias dhe Gazetarinë Investigative me gazetarë dhe organizata të medias nga pjesa veriore, qendrore dhe jugore e Shqipërisë. Këto trajnime organizohen në kuadër të Komponentit të Rritjes së Kapaciteteve me synimin kryesor rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të gazetarëve dhe organizatave të medias mbi teknikat investigative, metodat e raportimit, përdorimin e informacionit etj.
Datat paraprake të trajnimeve online janë si më poshtë:
· Rajoni verior : 19-20 Maj, 2021
· Rajoni qendror: 27-28 Maj, 2021
· Rajoni jugor: 3-4 Qershor, 2021
Gazetarët dhe organizatat e medias të interesuara të marrin pjesë në këtë program trajnimi duhet të dërgojnë kërkesën për pjesëmarrje tek Koordinatori i rritjes së kapaciteteve në adresën: [email protected] jo më vonë se data 14 maj 2021.
Vetëm të përzgjedhurit do të kontaktohen më tej lidhur me axhendën dhe detajet e tjera logjistike.