Thirrje për Programues për krijimin dhe mirëmbajtjen e një Platforme interaktive online

Afati i fundit i aplikimeve: 21 korrik, 2021

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë”, Top Channel çel thirrjen për programues për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme interaktive online brenda faqes së internetit të projektit. Kjo platformë do të shërbejë për transmetimin e vazhdueshëm të 10 dokumentarëve investigativë; materiale shtesë nga intervistat dhe filmimet e dokumentarëve specifikë gjatë gjithë zbatimit të projektit. Kjo është pjesë e komponentit të rritjes së ndërgjegjësimit publik duke krijuar një platformë dinamike online me informacion dhe mundësi shtesë për ndërveprim lidhur me secilin prej dokumentarëve.

Për më tepër informacion shkarkoni Termat e Referencës këtu.

Proçedura e Aplikimit:Aplikimi duhet të jetë në gjuhën angleze dhe të përmbajë:

·      Shprehjen e  interesit nga aplikanti dhe disponueshmërinë e tij;

·      CV në formatin e BE-së

Aplikimet nuk duhet të dërgohen më vonë se data 21 korrik 2021, me email në adresën: [email protected]  në vemendje të koordinatorit të projektit me titullin: Web –Developer/Programmer Application_EJAD Project

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.