Një tryezë e rrumbullakët u mbajt në vijim të dokumentarit “Biznes me Shëndetin”, transmetuar në Top Channel më 16 Mars 2022. Ky dokumentar u prodhua në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian me titull ” Fuqizimi i gazetarisë në funksion të llogaridhënies dhe demokracisë!” (EJAD), zbatuar nga Top Channel në partneritet me Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”.
Përfaqësues nga institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe gazetarë investigative ishin pjesë e diskutimeve që përfshine problematikat që shoqërojnë shqiptarët dhe paratë që duhet të shpenzojnë për t’u trajtuar në spitalet jashtë vendit. Temat kryesore të diskutimit ishin edhe pacientët që luftojnë nëpër gjykata për të kërkuar shërbimet e mohuara, edhe pse kane paketa shëndetësore te miratuara, duke prodhuar keshtu fatura kompensimi që i rëndojnë.
Pjesëmarrësit bene thirrje që institucionet shtetërore të formalizojne marrëveshjet dypalëshe me spitale të specializuara, duke eleminuar procedurat e gjata dhe gjithashtu propozuan si një zgjidhje specializimin e mjekëve vendas.