Top Channel në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert organizuan në Vlorë në datat 3-4 qershor, 2021 programin e tretë trajnues “Liria e Medias dhe Gazetaria Investigative” me pjesëmarrjen e 17 gazetarëve investigativë dhe studentë të Gazetarisë nga Vlora, Fieri, Pogradeci, Saranda e qytete të tjera jugore të Shqipërisë. Pjesëmarrësit treguan interest të madh mbi temat si mjetet dhe teknikat kryesore të raportimit investigative, etika dhe liria në media. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të komponentin të rritjes së kapaciteteve të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i Gazetarisë në funksion të Llogaridhënies dhe Demokracisë” i cili zbatohet nga Top Channel në partneritet me Fondacionin Friedrich Ebert.