U mbajt tryeza e rrumbullakët mbi dokumentarin “Rilindja Urbane”, transmetuar në programin “Inside Story” në Top Channel më datë 4 Tetor 2022.
Materiali ishte i fundit ndër 10 dokumentarët e transmetuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarisë në funksion të llogaridhënies dhe demokracisë”, implementuar nga Top Channel në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”.
Në këtë aktivitet morën pjesë urbanistë, arkitektë, aktivistë dhe gazetarë të cilët analizuan gjetjet e dokumentarit rreth strategjisë së qeverisë për rikualifikimin urban të qendrave të qyteteve. Aktivistët vlerësuan hulumtimin dhe abuzimet e konstatuara në dokumentar rreth kostove të fryra, projekteve pa impakt ekonomik dhe favorizimin e biznesmenëve pranë politikës.