Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Fuqizimi i gazetarisë në funksion të llogaridhënies dhe demokracisë”, i cili zbatohet nga TOP Channel në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung EV, u mbajt tryeza e diskutimit për dokumentarin e titulluar “Biznes me Guroret”, të transmetuar nga Top Channel në Maj 2022. Të ftuarit në këtë tryezë ishin përfaqësues nga shoqëria civile, të cilët diskutuan mbi gjetjet e dokumentarit, rreth lejeve te shfrytëzimit të guroreve, rasteve konkrete të dhënies së lejeve pa kriter, duke përfshirë edhe zonat e mbrojtura. Efektet dramatike të guroreve në mjedis duke analizuar se si e shkatërrojnë ekosistemin, faunën, florën, ujërat nëntokësorë e sipërfaqësore, si dhe ndikimin tek banorët që jetojnë në zonat përreth ishin në focus të diskutimeve. Ekspertët ngritën shqetësimet e tyre për pamundësinë e njësisë administrative vendore për të bërë një ndërhyrje për shkak se nuk kanë burime financiare. Ata nënvizuan nevojën për masa urgjente që mund të merren me qëllim zbutjen e këtij fenomenti, dhe kontributin e palëve të interesit dhe institucioneve publike. Gjatë diskutimit u sugjerua që media të bëhet anëtare aktive e procesit parandalues të ndotjes së mjedisit duke qenë pjesë e proceseve konsultative dhe parandalimi i projekteve, që do të kenë një ndikim të rëndësishëm në mjedis.